Quantcast
Channel: ShowBiz – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 6671

Shpërthen Robert Berisha ndaj ndjekësve të Norës

$
0
0

Një foto e Nora Istrefit kur ka qenë e vogël, ka hapur debate në rrjete sociale. Fotoja është postuar nga vetë këngëtarja dhe debatet kanë lindur nga bashkëshorti i Norës, Robert Berisha, i cili i është kundërvënë praktikisht KUJTDO.

Gjithçka filloi kur një ndjekës i Norës shkroi një koment ku e krahasoi këngëtaren me një kineze, ndërsa e cilësoi si ‘më të keqen në foto’, ku këngëtarja shfaqej bashkë me disa fëmijë të tjerë.

Robertit që duket se i ka ardhur në majë të hundës me komentet negative për partneren e tij, mes të tjerash i tha: “Nëse e ke jetën të keqe, s’ka nevojë të hysh në Instagram e të komentosh kështu…bëhu djalë i mirë se ti thyej eshtrat”.

Shumë nga dashamirësit e Norës e mbështetën Robertin, por kishte dhe nga ato ‘delet e zeza’ që ‘guxuan’ ta kritikojnë dhe siç mund të mendohet, morën një përgjigje jo fort të pëlqyeshme si shuplakë fytyrës.

“Mos u prek ti”, i shkroi dikush Robertit. “Tek e fundit ai qenka fëmijë. S’kanë rëndësi fjalët e tij. S’ka nevojë të shesësh trimëri me fëmijë”. Roberti ende i nervozuar e ironizoi komentin e tij si ‘shfrytëzim rasti për të komentuar pak’…

Një ndjekës tjetër i këngëtares iu kthye muzikantit: “Gango ne insta tregohet aaaa? Vdisni për pak famë, njerëz të vegjël.. Ai djali të vërtetën ka thënë krejt si japoneze.”

“Jo Gango edhe fama nuk fitohet ne Insta o legen..o grek..këtu s’ka famë vetëm dajak deri sa të pshurrësh nëse je mashkull a nëse je femër atëherë qenke një lopë serioze”.

berisha1 nora1 robert

 


Viewing all articles
Browse latest Browse all 6671