Quantcast
Channel: ShowBiz – Gazeta Mapo
Viewing all 6671 articles
Browse latest View live

“Masakrojnë” Rovena Stefën. Ja gafa e saj

$
0
0

Edhe një tjetër artiste shqiptare ka përfunduar e ofenduar në internet. Ose më saktë, i ka nxjerrë vetë bojën vetes përmes një postimi të bërë në Instagram. Ajo ka hedhur një foto ku shkruan: “Koha perfekte për ski”, por ka harruar që ka edhe faqe demaskuese, të cilat u nxjerrin të vërtetën në dritë.

Bëhet fjalë për Rovena Stefën. Ajo ka vjedhur foton e një modeleje të huaj dhe e ka hedhur në Instagramin e saj, duke dashur ti bëjë fansat të mendojnë se është vetë ajo duke shijuar diellin e duke bërë ski.

“VIPat e Bllokut kanë kapur gënjeshtrën e Rovenës dhe e kanë “masakruar”, sikurse kanë bërë edhe komentuesit. Ata e quajnë mashtruese e gënjeshtare./JOQ/


Mbani frymën djema: Ajo i heq të gjitha në plazh

$
0
0

Ajo nuk është e turpshme, kur bie fjala tek ekspozimi i trupit.

Por këtë herë, Pascal Craymer i hoqi të gjitha.

Modelja 29-vjeçare realizoi një set fotosh të nxehta në Spanjë.

Femra më seksi në IG tregon asetet e saj seksi

$
0
0

Ajo e ka gjetur famën e saj në rrjetet sociale.

Disa thonë se ajo është femra më seksi në Instagram.

Bëhet fjalë për modelen amerikane, JoJoBabie.

Ajo ka postuar disa foto të reja në rrjet, që po çmendin fansat.

Superseksi: Kur martohesh në moshën 16-vjeçare dhe më pas ‘çlirohesh’

$
0
0

Ajo u bë e famshme para disa vitesh, kur në moshën 16-vjeçare u martua me aktorin Doug Hutchinson, në atë kohë 50 vjeç.

Por pas gjashtë vitesh martesë, Courtney Stodden është ndarë nga i shoqi dhe tani duket se është çliruar.

Modelja 22-vjeçare ka vendosur të ekspozojë format, duke i treguar ish-it se çfarë ka humbur.

Ndërpreu xhirimet për t’i dhënë gji fëmijës, fotot e modeles së famshme po thyejnë rrjetin

$
0
0

Candice Swanepoel është një ndër modelet më të famshme në botë por me sa duket, veçse një profesioniste për tu pasur zili, ajo di të jetë edhe një nënë shembullore.

Vajza bukuroshe, e cila prej pak kohësh është bërë nënë e një djali të vogël, ka qenë duke realizuar një set të ri fotografik për ‘Vogue’ Brazil, kur është fotografuar nëmomente të përkujdesjes ndaj vogëlushit të saj.

Modelja e famshme është fotografuar gjatë një pauze, veshur me një fustan të zi me mëngë të bardhë, teksa ushqen me gji të voglin e saj.

28-vjeçarja, pavarësisht se nuk ka shumë kohë që është bërë nënë, ka treguar format e saj të admirueshme.

Provokon sërish këngëtarja shqiptare seksi… vesh fustanin transparent pa të brendshme

$
0
0

Ledina Çelo, këngëtarja shqiptare e cila po thyen rrjetin me fotografitë e saja tejet provokuese.

Së fundmi Ledina ka bërë publike një fotografi, ku duket shumë seksi, fustani i saj elegant vë në pah trupin e saj sikur të ishte një sirenë deti.

Dikur ish-banore e ‘BB 5’… sot stjuardesa më seksi e aeroportit të Rinasit

$
0
0

Ka qenë e ashpër, e konsideruar ndonjëherë si anipatike nga miqtë e saj të “Big Brother 5”, megjithatë Klaudia Veseli mbahet mend edhe si person mjaft i rezervuar për jetën e saj private.

Bukuroshja e “Big Brother” e cila asokohe u përfol për lidhjen me Erionin e më pas me Metin, prej kohësh është larguar nga vëmendja mediatike.

E rezervuar si përherë, janë të paktë njerëzit që dinë diçka për jetën e bukuroshes, e cila i është prezantuar publikut si menaxhere club-esh, fotomodele e me ambicie për t’u bërë gazetare në të ardhmen.

Por thuhet se Klaudia punon prej disa kohësh si stjuardesë në aeroportin “Nënë Tereza”, shkruan sot “Bluetooth”.

Fotot që ajo ka publikuar në rrjetet sociale me uniformë, janë dëshmi e asaj që Klaudia është ndoshta stjuardesa më seksi shqiptare.

Në formë si gjithmonë, për bukuroshen duket se vitet nuk kanë kaluar, madje sot është më e këndshme se 5 vjet më parë, kur ishte vetëm 24 vjeçe.

Video/ ‘Trondit’ aktorja me deklaratën e saj: Lashë by**n për tu futur në politikë

$
0
0

Ka pak që ka lënë “Ishullin e të famshmëve”, ku u bë që të fliste shumë për të.

Ajo është “Puljezja Malena”, aktorja e filmave me “pullë të kuqe” emri i vërtetë i të cilës është Filomena Mastromarino.

Aktorja seksi është një “zbulim” i aktorit tjetër të filmave porno në Itali, Rocco Siffredi. Pritet që të dielën të dy këta do të publikojnë filmin më të fundit.

Por, Malena ka edhe një anë tjetër. Ajo ka qenë pjesë e politikës në Partinë Demokratike të Matteo Renzi. Në një intervistë të dhënë për “Pio dhe Amedeo” aktorja ka folur për hyrjen e saj në politike.

“Është e vërtetë që ke milituar në PD?”. “Po është e vërtetë!”,– është përgjigjja.

“Dhe si ia bëre? Me siguri ia dhe dikujt”, pyetja tjetër.

Malena në fillim nuk përgjigjet, por bën më pas një batutë që po flitet shumë në PD.

“Po sigurisht, nuk ishte për këtë fytyrë që hyra në PD, por për “b*thën time”.

Intervistuesit vazhdojnë ta pyesin: “Kujt ia dhe? Bersanit? Renzit? Fassinos? Emilianos? D’Alemës?”.

Por Malena ka vendosur të mos e thotë kurrë: “Pranoj se dikush është, por nuk do ta them kurrë emrin”.


Pak para fillimit të “Big Brother”, zbulohet identiteti i djalit seksi me tatuazhe

$
0
0

Vetëm pak orë përpara nisjes së spektaklit “Big Brother” , zbulohet identiteti i njërit prej banorëve të tij.

Është fjala për Damiano Agalliun, një djalë nga Berati, që jeton në Suedi, sikurse shkruan gazeta “Express”.

Damiano ka pasion tatuazhet dhe modelingun e duket se ka vendosur të vijë nga Suedia, për t’u përballur me jetesën brenda shtëpisë.

Pasi është përfolur shpesh për nivelin e ulët të konkurrentëve pjesëmarrës në këtë reality, autorët e “Big Brother” kanë pohuar këtë vit se, konkurrentët janë përzgjedhur me shumë kujdes dhe se banaliteti i shumëdiskutuar, nuk do të ketë vend këtë vit.

Deri tani, në pjesëmarrësit e këtij viti është përfolur  një djalë me origjinë serbe dhe dy vajza lezbike.

Angelina Jolie nuk vesh reçipeta në takimin me Arkipeshkvin anglez

$
0
0

Angelina Jolie vijon aktivitetin e saj humanitar. Aktorja dhe ambasadorja e UNHCR-së pati një takim me Arkipeshkvin e Kentbërit, Justin Welby të enjten.

Por 41-vjeçarja duket se e ka vënë jo pak në siklet njeriun e fesë, pasi është parqitur në takim me të pa veshur reçipeta duke bërë që të duken thithkat e gjinjve poshtë bluzës.

Janë të shumta komentet, shkruan “Daily Mail” që e kritikojnë aktoren, duke nënvizuar se një paraqitje e tillë është “e sikletshme”.

Hapet dera, shikoni kush është banorja e parë e ‘Big Brother Albania 9’

$
0
0

Hapet më në fund dera e shtëpisë së Big Brother, dhe baroni i parë që është futur në të është një vajzë.

Emri i saj është Fotini, është 23 vjeç dhe vjen nga Gjirokastra. Ajo ka jetuar në Greqi për një periudhë të gjatë, shkruan Syri.net.

Fotini nuk është banore me titull përfundimtar, pasi të gjtihë ata që do të prezantohen janë aspirant për të qenë banorë, vendimin se kush do të jenë banorë do të merret në një moment tjetër.

Eli Fara tregon arsyen e vërtetë se përse nuk u martua më

$
0
0

Eli Fara një nga këngëtaret më të bukura shqiptare, edhe pse vitet ikin.

Ajo është nënë e një vajze, Marinës, që është bërë gjithashtu personazh i njohur, që e ka lindur kur ishte shumë e re në moshë.

Martesa e saj me të atin e vajzës përfundoi shpejt dhe që nga ajo kohë Eli Fara, nuk është rimartuar duke vendosur të jetojë vetëm me vajzën dhe t’i kushtohet muzikës.

Konica.al ka sjellë një rrëfim mbi jetën e Eli Farës, e cila ka treguar edhe pse nuk është martuar më.

E divorcuar në një moshë të re, ajo nuk ka menduar më ta përsërisë eksperiencën e martesës. Fakti që lëviz shumë nëpër koncerte, që pjesën më të madhe të kohës e kalojnë në avionë e në hotele, mendon se një lidhje është e vështirë për t’u mbajtur.

Dhe pastaj ekziston dhe shija e zhgënjimit, që dhe pse zbehet me kalimin e kohës, ka vënë rrënjë në shpirtin e saj, por dhe personi i duhur nuk i ka ardhur. “Po sikur t’më binte prapë diçka zhgënjyese, ti bija kokës me grushte, pastaj”,-thotë dhe përsërit refrenin, se më mirë të rrish vetëm, sepse administron si nikoqire, prioritetet e jetës.

Dhe nëse ato janë fëmija, karriera dhe kujdesi për veten, Eli ka bërë një punë të mirë.

Aida Yespica eksiton dhe femrat në Majemi me by**t e saj superseksi, u dhuron paparacëve një Strip-show

$
0
0

Aida Yespica, showgirli dhe modelja e famshme venezueljane është duke pushuar në plazhet e Majemit në SHBA.

Paraparacët e kanë kapur ndërsa ajo zhvesh pantallonat e shkurtra me siguri për të hyrë në det.

Por spektakli që Yespica u dhuron teleobjektivëve të paparacëve është vërtetë i pa parë dhe të lë me gojë hapur…

Megjithatë ai ka qenë vetëm një pjesë e show-t, pasi superformat e saj kanë eksituar jo vetëm por edhe femrat që mezi i kanë rezistuar (ose nuk kanë mundur t’i rezistojnë) joshjes së by**ve të Yespica-s.

Video/ Genta Ismaili tregon gjoksin, publikohet seti bombastik i fotove ‘hot’

$
0
0

Këngëtarja Genta Ismajli ishte protagoniste në emisionin Prive në një tjetër dimension, të transmetuar për herë të parë.

Duke pasur gjithë minutazhin në dispozicion, Genta ndau me ndjekësit përditshmërinë e saj dhe mënyrën se si operon në çdo detaj.

Prive, ishte e pranishme edhe në realizimin e një seti bombastik fotografik të realizuar me Veton Osmanin i cili edhe i paraprin projektit të ri të këngëtares.

E ky set fotografik i cili akoma nuk është publikuar duket se do mbahet mend gjatë. Kjo për faktin se këngëtarja do të vij jashtëzakonisht e nxehtë me plan të parë pasi Genta Ismaili nxjerrë gjoksin e saj komplet.

Pamjet për të parën herë nga ky set bombastik mund t’i ndiqni në videon e mëposhtme nga minuta 2:35./Express/

Plas në ‘BB9’, ja kur kanë bërë vajzat seks për herë të fundit…

$
0
0

5 vajzat të cilat kanë hyrë në Shtëpinë e ‘Big Brother 9’ për të njohur njëra-tjetrën më mirë kanë vendosur të luajnë me “Sfidë apo pyetje”.

Vajzat duhet të zgjedhin nëse duhet të përgjigjen apo të pranojnë një sfidë nga konkurrentet e tjera. E mes shumë pyetjeve personale ka pasur edhe nga ato që kalojnë kufirin e provokueses.

Ndërsa Armela ka zgjedhur të mos luaj, Xheni ka pyetur Donjetën nëse ka pasur ndonjëherë eksperienca me ndonjë femër.

E Donjeta ka mohuar të ketë pasur një marrëdhënie të tillë.

Pak çaste më pas ka qenë serish Donjeta, e cila është “detyruar” tregojë se është singel prej 6 muajsh. Por ka qenë ajo që ka bërë një pyetje edhe më provokuese, drejtuar Sidritës, se kur ka qenë hera e fundit që ka kryer marrëdhënie seksuale.

“Në dhjetor” është përgjigjur Sidrita pa dhënë shumë detaje. Sidrita është një prej vajzave që ka hyrë në këtë ‘Big Brother’ si një prej vajzave singel.


Zaimina zbulon fotot e njeriut që e bën prej 10 vitesh… i dashuri një biznesmen i njohur

$
0
0

Këngëtarja Zaimina Vasjari ka 10 vite që është në lidhje dashurie.

Është emisioni Prive që ka zbuluar identitetin e të dashurit, për të cilin këngëtarja dhe ish Miss Shqipëria nuk foli pothuajse asnjëherë.

Sipas këtij emisioni, Zai është në lidhje me një biznesmen të quajtur Klodian Asllani, , shkruan lajmi.net.

E sipas kërkimeve, duke u bazuar në të dhënat që dyshja kanë në rrjetet sociale, ata kanë plot 10 vite diferencë në moshë.

Klodiani është i lindur në vitin 1977 kurse Zaimina 1987! Sido që të jetë, urojmë që çifti të jenë të lumtur bashkë!

Rashel, adoleshentja superseksi që po ‘eklipson’ Ermal Mamaqin në programin ‘Xing’

$
0
0

Rashel Kolaneci është vajza simpatike që prej disa javësh shoqëron Ermal Mamaqin në programin “Xing” në “Tv Klan”. Ajo është maturante në gjimnazin “Petro Nini Luarasi” dhe krahas studimeve ka zhvilluar edhe pasionin e saj për sport si dhe fushat e artit, kryesisht modeling.

Ndonëse tashmë Rashel ka nisur rrugëtimin e saj në televizion në një rrëfim për opinion.al ajo tregon se pavarësisht kësaj eksperiencë prioritet për të janë rezultatet në shkollë.

Ndiej kënaqësi kur kohën e shfrytëzoj dhe e kaloj në mënyrë produktive, kështu që stërvitja në palestër, studimet, modelingu apo edhe angazhime të tjera janë pjesë e përditshmërisë sime”,- tregon ajo.

Por si lindi bashkëpunimi i saj me Ermal Mamaqin, si po e përjeton këtë mundësi që i është dhënë se cilat janë planet e ardhshme të Rashelit? Përgjigjet e këtyre pyetjeve dhe shumë të tjera mund ti ndiqni në intervistës e mëposhtme të dhënë për “opinion.al”.

Kush të propozoi për të qenë pjesë e programit dhe si vendose?

Propozimi për t’u bërë pjesë e emisionit “Xing me Ermalin” më erdhi prej vetë Ermalit, e cili pasi më kontaktoi, më ofroi mundësinë e këtij bashkëpunimi. Fillimisht ramë dakort që duhet të bënim një provë dhe nëse do të rezultonte e sukseshme unë do të mund të vazhdoja më tej në dy prej rubrikave të këtij programi mjaft të ndjekur televiziv.

Me çfarë mendje e nise këtë “aventurë” dhe çfarë mendimesh ke sot, pas disa javësh në televizion?

Ju keni të drejtë kur shpreheni “aventurë”, pasi në momentet e para gjykova se gjithkush mund të provojë veten në mundësitë që i ofrohen. Por, përtej këtij mendimi kalimtar, gjithçka që unë nisë apo më ngarkohet të kryejë angazhohem maksimalisht për të bërë më të mirën e mundshme. Është vetëm fillimi dhe në vlerësimin tim ka vend për përmirësim të vazhdueshëm. Ekrani është përgjegjësi, prandaj unë impenjohem seriozisht në çdo detaj. Stafi është shumë bashkëpunues. Në rastin tim janë treguar shumë miqësor dhe më kanë ndihmuar mjaftueshëm për t’u përshtatur me skenën dhe ekranin. Gjej rastin t’i falenderoj, veçanërisht Ermalin që besoi në aftësitë e mia.

Cilat janë të mirat dhe të këqijat e medias për ty?

Nëse do t’i referoheshim emisionit “Xing me Ermalin” besoj se ky format televiziv është mjaft argëtues dhe të gjithë ne kemi mundësinë të mësojmë më shumë për personazhet e botës së artit, politikës apo edhe sportit.

Të them të drejtën unë nuk konsumoj shumë kohë përballë televizionit, porse prej kësaj botë virtuale mund të përfitosh informacion, argëtim, komunikim, etj., në rast se menaxhon me kujdes kohën e shpenzuar dhe vlerëson cilësinë apo natyrën e programit që ndjek.

I ke ndjekur komentet që kanë bërë në rrjetet sociale?

Kuriziteti dhe vëmendja ndaj komenteve apo kritikave konstruktive nuk më mungon, qoftë edhe ndaj komplimentave.

Çfarë mesazhi po përpiqesh të përcjellësh me rolin që ke në Xing?

Rubrikat ku unë marrë pjesë kanë në fokus të tyre humorin, prandaj dhe ajo çfarë synohet të përçohet te teleshikuesi është të shijuarit e një mbrëmje të gëzuar mes batutave dhe situatave humoristike.

Mendon se mund të eklipsosh “famën” e Ermalit?

Pyetje interesante kjo! Asnjeherë nuk mendoj se prezenca ime mund të eklipsojë shkëlqimin dhe bukurinë e Ermalit, përkundrazi! (hahahaha)

Përtej shakasë, Ermali është një artist me shumë vlera dhe tejet i dashur për publikun. Jam me fat që jam përkrah tij në një emision ku ai ka investuar gjithë këto vite karrierë për të patur këtë nivel të lartë audience. E konsideroj vetem po me kaq fat që mundem të mësoj nga dashuria dhe pasioni i tij për çfarë bën. Sakaq, vlerësoj dhe e dua shumë talentin, thjeshtësinë dhe humorin spontan të tij.

Ke një kontratë me Ermalin apo jo? Sa kohë ke planifikuar të qëndrosh në ekran? 

Sigurisht që kam një kontratë, në thelb të së cilës është të bëjmë humor duke qenë serioz në përkushtimin tonë. Është shumë herët për të planifikuar dhe për të caktuar afate, e rëndësishme është që misioni të jetë realizuar në çdo puntatë të këtij sezoni.

Ku e sheh veten pas 5 vitesh?

Nuk më pëlqen që të harxhoj kohë duke menduar se çfarë do të ndodhë, pasi i lejoj vetes që të shfrytëzoj të tashmen në mënyrë efektive. Megjithatë, pas 5 vitesh do të kem mbaruar studimet universitare dhe shpresoj që të kem një punë dhe një karrierë të mirë e që më jep kënaqësi./Marrë nga Opinion.al/

“Rikthehet përplasja”/ Regjisori Leonard Bombaj padit Stresin: Si më hodhi kovën me ujë

$
0
0

Përplasja e këngëtarit Arkimed Lushaj me regjisorin Leonard Bombaj duket se është rikthyer, ndërsa mes dy artistëve ka ndërhyrë policia, raporton “Panorama”. Stresi kësaj here nuk është shpallur në kërkim, siç ishte deri para pak javësh, deri sa kërkimi ndaj tij u shua, por është marrë në hetim në gjendje të lirë.

Policia ka nisur procedim penal ndaj tij, pas një incidenti që ka shkaktuar në gjimnazin “Partizani”, në Tiranë, duke i derdhur një kovë me ujë në trup regjisorit Leonard Bombaj.

Ngjarja ka ndodhur në prezencën e rreth 600 gjimnazistëve, që ishin të pranishëm në këtë aktivitet, ku Bombaj po prezantonte projektin e tij më të ri për arritjen e një rekordi “Guinness” me 2017 vetë në Tiranë.

Stresi, që banon shumë pranë vendit ku po zhvillohej aktiviteti, duket se ka kujtuar incidentin që pati me Bombajn 6 vite më parë, kur e akuzoi për një ngjarje shumë të rëndë, por që në përfundim të gjykimit, ishte ai vetë që u dënua nga Gjykata.

Në vitin 2012, Gjykata e Krimeve të Rënda e shpalli fajtor Stresin dhe 4 shokët e tij, mes të cilëve edhe vajzën që ka qenë imazhi i “Sirea Film”, për të cilën ata akuzonin regjisorin Bombaj se kishte abuzuar seksualisht me të.

Ata u dënuan për një gjobë 20 mijë euro që i kishin vendosur Leonard Bombajt, në mënyrë që të shpëtonte nga denoncimi fals për abuzim me të miturën.

ABUZIMI

Rreth orës 11:30 të ditës së mërkurë, Leonard Bombaj ka qenë duke zhvilluar një aktivitet me gjimnazistët e shkollës së mesme “Partizani”, në kuadër të projektit të tij për arritjen e një rekordi “Guinness” me 2017 vetë në Tiranë.

Të pranishëm në këtë aktivitet kanë qenë rreth 600 persona, nxënës dhe mësues, të cilët po merrnin instruksionet e nevojshme nga regjisori që po fliste para tyre. Në këtë moment, Stresi ka parë Bombajn që ndodhej aty dhe ka mbushur një kovë me ujë në një prej lokaleve pranë gjimnazit dhe është drejtuar për tek ai. Sapo i është afruar, i ka derdhur ujin mbi trup dhe është larguar jashtë rrethimit të shkollës.

Më pas ka vijuar me gjeste fyese në distancë ndaj Bombajt. Në këtë moment, regjisori i ka telefonuar sallës operative të Policisë dhe ka denoncuar ngjarjen. Aty kanë mbërritur shumë shpejt shërbimet e Komisariatit nr.4, ndërkohë Arkimed Lushaj kishte arritur të largohej nga vendi i ngjarjes.

Policia tha dje se “u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë për vlerësim, për shtetasin Arkimed Lushaj, 29 vjeç, banues në Tiranë, pasi rreth orës 11:30, në rrugën ‘4 Dëshmorët’, gjatë një aktiviteti, i ka hedhur një kovë me ujë në trup dhe ka fyer shtetasin Leonard Bombaj”. Ngjarja është sqaruar në Polici nga vetë Leonard Bombaj, por është konfirmuar edhe nga disa prej dëshmitarëve që ishin të pranishëm dhe panë të gjithë skenën.

E mbani mend si ka qenë Majlinda Bregu para 8 vitesh, ja ndryshimi me sot

$
0
0

Kjo sepse zonja Bregu i jep shumë rëndësi kësaj pjese, pra në njëfarë mënyre duket sikur të fton vetë për t’ia evidentuar këtë anë të saj, që ka të bëjë me look-un. Pak kohë më parë qarkullonte në internet një foto e Bregut e shumë viteve më parë dhe ajo që të binte në sy ishte ndryshimi i madh që ajo ka pësuar që kur ka hyrë në politikë.

Por për ata që nuk e mbajnë mend, ne nuk kemi nevojë të shkojmë shumë mbrapa në kohë. Majtas keni një foto të Majlindës, të rreth 8 viteve më parë dhe mund të shikoni që ndryshimi është i dukshëm, krahasuar me fotot e vitit 2017.

Çdo zonjë do të donte të kishte fatin e zonjës Bregu, ku vitet i shtojnë më shumë sharm. Se si ia shtojnë, kjo mbetet mister!/Panorama/

Më në fund Luana tregon të vërtetën mbi shtatzëninë

$
0
0

Kohët e fundit në rrjete sociale dhe portale ka ‘plasur’ lajmi se moderatorja Luana Vjollca mund të jetë shtatzënë. Kjo sepse në fotografitë që ka postuar së fundmi Luana në Instagram, ajo shfaqet në forma më të kolme se më parë si dhe vihet re barku i fryrë.

Por Luana ndonëse nuk ka dhënë ndonjë përgjigje lidhur me këtë më përpara, ka vendosur të thyejë heshtjen në emisionin ‘Express Rozë’ ku ka thënë se aty nuk ka asnjë fëmijë por vetëm ‘tul’. Luana ka treguar se i pëlqen shumë ushqimi dhe ka filluar të hajë më shumë se më parë dhe për momentin ka arritur peshën 66 kilogram por që moderatorja ka thënë se do përpiqet të dobësohet tani.

“Unë nuk i rregulloj fotografitë që hedh ndaj barku del ashtu sepse ashtu e kam” – është shprehur ajo duke i kthyer një herë e mirë përgjigje të gjithëve lidhur me shtatzëninë.

Viewing all 6671 articles
Browse latest View live